Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27 dhe 28 prill 2026, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.
Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, policia ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.
