Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komisioni për Persona të Zhdukur flet sot rreth gërmimeve për vitin 2025

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 08:16
Komisioni për Persona të Zhdukur flet sot rreth gërmimeve për vitin 2025

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), ka iniciuar aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, të njohur në evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, në afërsi të varrezave të qytetit.

Sipas planifikimeve operacionale, gërmimet kanë filluar ditën e mërkurë, ku janë gjetur dy pjesë ështërore , të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa gjatë ditës së enjte, janë gjetur mbetje mortore te të paktën një individi, të cilat mund t’i përkasin viktimave të luftës që mund të jetë në listën e personave të zhdukur.

Gërmimet realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës- në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Me këtë rast, duke qenë se ky lokacion është edhe lokacioni i fundit, adresuar në kuadër të gërmimeve vlerësuese të planifikuara për vitin 2025, ju njoftojmë se më 19.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë lokacion dhe lokacionet tjera”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, mbeten të përkushtuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në informimin e rregullt të opinionit publik, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.

KQPZh

Më shumë nga Lajme

  • 08:58Shtetasi serb godet një vajzë të mitur në Rudarë, e njëjta dërgohet në Spital
  • 08:42Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar
  • 08:22Për herë të parë: Publikohen pamje, ky është armatimi i rëndë me të cilin u vranë Jasharët
  • 08:17Kusari-Lila: Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet mbahen në fund të vjeshtës ose në dimër
  • 08:15Zjarre të mëdha në Himarë, pamje dramatike: turistët mblidhen në breg të detit për t’u larguar nga flakët