Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë përshkallëzimin e operacioneve ushtarake në Liban dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i Komisionit Evropian për Lindjen e Mesme, Anouar El Anouni, i cili theksoi se Bashkimi Evropian mbështet vijimin e përpjekjeve diplomatike për të shmangur një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në rajon.
“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalë përshkallëzimin ushtarak në Liban dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit”, deklaroi ai.
