Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komentet e Osmanit: Dekreti është kushtetues, VV vazhdimisht tha se 5 marsi është afati i fundit për president

GD
Gazeta Demos12 mars 2026 në 21:02
Komentet e Osmanit: Dekreti është kushtetues, VV vazhdimisht tha se 5 marsi është afati i fundit për president

Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës komentet lidhur me kërkesat që kontestojnë kushtetutshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, duke vlerësuar se vendimi i saj është në përputhje me Kushtetutën.

Kërkesat në Kushtetuese u dorëzuan më 9 mars nga kryeministri Albin Kurti dhe një ditë më pas nga deputetja Arbërie Nagavci së bashku me 30 deputetë të tjerë, ndërsa gjykata i ka bashkuar ato në një rast të vetëm.

Sipas “Betimit për Drejtësi” , në komentet e saj, Osmani thekson se Kuvendi dështoi ta zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

“Anëtarët e partisë në pushtet në krye me Kryeministrin Kurti, sipas Presidentes vazhdimisht kanë përsëritur se 5 marsi është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, andaj sipas saj, ndryshimi i qëndrimeve të tyre, duhet parë si përpjekje për të zvarritur shpërndarjen e Kuvendit. Thekson se Legjislatura e X-të kishte në dispozicion 23 ditë pas konstituimit të Kuvendit për të zhvilluar procedurën e zgjedhjes së Presidentit, por shfrytëzuan vetëm rreth një orë. Kështu që, Presidentja kundërshton kërkesën e parashtruesve që t’iu jepen 60 ditë afat” – thuhet në raportim.

Osmani vlerëson se dështimi për zgjedhjen e Presidentit nuk erdhi nga ndonjë pengesë objektive, por nga mungesa e vullnetit politik për marrëveshje në Kuvend.

Ajo kërkon që Kushtetuesja të konfirmojë se afati i nenit 86 (2) është detyrim kushtetues dhe se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit vetëm ka formalizuar pasojën e dështimit të deputetëve për ta përmbushur këtë obligim.

Ndryshe, më 9 mars 2026, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Në seancën e 5 marsit, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar për president Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun, por seanca u ndërpre për mungesë kuorumi.

Një ditë më pas, Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Më shumë nga Lajme

  • 09:04Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, Hamburgu i nënshtrohet stërvitjes masive të NATO-s
  • 08:58Punonte pa leje në Gjermani, shqiptari arrestohet gjatë kontrollit të Doganës
  • 08:45Dy të arrestuar në Pejë, u sekuestruan dy pistoleta dhe 17 fishekë
  • 08:45BE-ja për protestat në Kosovë pas aktgjykimit në Hagë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore
  • 08:39Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës