Komandanti i misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë znj. Blanca Hereza Atienza, ushtruese e detyrës së shefes për Operacione Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar në selinë e NATO-s.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin e tij për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
