Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komandanti i FSK-së takon homologun nga Lituania, flasin për situatën e sigurisë

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 20:15
Komandanti i FSK-së takon homologun nga Lituania, flasin për situatën e sigurisë

Me nderime të larta ushtarake, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka pritur në takim shefin e Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Vaikshnoras, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, janë shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian.

“Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes”, thotë FSK-ja.

Bëhet e ditur se në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarak, derisa është rikonfirmuar përkushtimi i FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 09:55Aksident tragjik: Vdes i riu nga Vitia, Aron Pira
  • 09:54Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
  • 09:46Gjendet e vdekur një grua në Prizren
  • 09:31E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit
  • 09:22Hoxhaj para Qeverisë: Këtu po mbahet peng Kosova, nuk do të ndalemi derisa vendi t’i kthehet qytetarëve