”Me të shqetësu kur thotë “komandant i UÇK-së”, gjeneral si këta po mendojnë që e kanë shliru…kanë luftu në Hiroshima, e kanë shliru krejt botën, s’kanë lënë kënd mbrapa pa e shliru. Me plot respektin, e vlerësojmë gatishmërinë e tyre asaj kohe, sot nuk e di a e kanë atë gatishmëri, tutna që qëta që flasin më së shumti, të parët i kapin valixhet”.
Kështu deklaroi ditë më parë hoxhë Enver Xhiha, në një prej ligjeratave të tij para xhematit.
Me t’u shpërndarë në rrjete sociale, kjo deklaratë mori kritika të mëdha, duke u cilësuar si deklaratë fyese për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e mohuese ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.
Këto pretendime i ka mohuar vet hoxha, i cili doli me një sqarim publik, ku tha se deklarata e tillë nuk ka pasur qëllim asnjërën prej akuzave.
“Lidhur me reagimet e fundit ndaj një pjese të ligjëratës sime, e cila është shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti, e ndiej obligim të sqaroj se deklarata ime nuk ka pasur për qëllim, në asnjë rrethanë, të mohojë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantëve të saj dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.
