Pranverë e ftohtë e përgjakshme , shumë beteja , rënie të bashkëluftëtareve më të mirë të atyre qe ishin qe nga dita e parë në vija te frontit ,por ne nuk u dorëzuam edhe ne morëm hak për djemtë tanë për bit dhe bijat e kësaj toke te roberuar me shekuj….! -Kështun nis rrëfimi… 14 qershor 1999 Batalioni Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj ’’ po luftonte me forcat serbe në fshatin Ratish, konkretisht në pikat 13 dhe 15, vetëm kanali me uji i ndante luftime.
Në këto dy pika ishte luftuar me javë te tëra ishte tejet e vështir të përballohen duke pas parasysh pozicionet tona dhe te forcave serbe si dhe armatimin e tyre por nuk u dorëzuam .. -Me 3 Prill ne luftime të ashpëra në ketë pik kishte ren Heroi i Kombit Eprori i Gardës Artan Mehmetaj e ne duhet te merrnim hakun. -Me 14 qershor në mbrëmje dëgjoheshin zhurma të mëdha të forcave serbe duke u tërhjekur nga pozicionet e tyre e qe ishin aq afër nesh por ajo zhurmë le te kuptohet se ishte armatim tepër i rënd dhe po largoheshin me gjithçka që kishin përgjithmonë nga vendi ynë dhe te turperuar me humbjen. -Me 15 qershor 1999-Ushtarët e Gardës, vazhdonin të qëndronin ne pozicionet e tyre në gjendje gatishmërie duke qen ne vëzhgim te pikave si ç’do dit , ishte një dit e qet pa luftime por për ne ishte si ditët tjera, sepse armikut kurrë si zinet besë të gatshëm për ti mbrojtur pikat më çdo kusht. -16 qershor 1999 –duket se do ishte pak më ndryshe si ditët tjera, anipse për ne ishte dit lufte secili nga Ushtarët e Gradës kishte detyrat dhe pozicionet e veta vazhdonim ti mbanin pikat në gatishmëri .
Ora 10:30,ushtari i Gardës Masar Ferizi, ma sjellë një letër nga Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, nuk e mendoja fare së çfarë ishte por kur e hapi e lexoi në të shkruante : -URDHËRES- Urdhëroi – Komandantin e Batalionit të III-të Gardist Eprorin.Abdyl Mushkolaj qe të marr ne përgjegjësi rendin dhe sigurinë në qytetin e Deçanit me rrethinë. Ndjenje e pa përshkrua u shtanga, kisha të drejtë ,i pash ne sy të gjithë ushtaret një nga një dhe u dhashë komandën për rreshtim , ju lexova URDHËRESEN, ashtu sikurse unë edhe ata mbeten të habitur për një moment e si të mos habitemi ku dy ditë me parë kishim zhvilluar beteja të ashpëra, ndërsa sot marrim një urdhër që të marrim nëne kontroll qytetin dhe fshatrat e Deçanit .
Urdhërova që brenda gjysmë ore te gjithë ushtarët e Gardës të nisemi drejt qytetit duke marr armatimin dhe të gjitha pajisjet me vete . -Para nisjes të gjithë ushtaret i rreshtova duke ju bër me dije se duhet të jem në gjendje gatishmërie, ne rresht duke ecur ju duhet te mbani largësinë mes vete ,sa më shumë duhet ti përcillni dritaret e shtëpive ,poashtu të banesave, ende e kishim at ndjenjën e përzier se çfarë do të ndodh kur do të afrohemi afër qytetit. -Dhe e nisem rrugëtimin tonë nga fshati Ratish, ku ishim të pozicionuar, pershkojmë rrugën përgjatë fshatrave Pozhar ,Kodrali ,një rrugë e drejtë por e gjatë .Ndonëse ishte koha e nxetë ne ndaleshim gjatë rrugës për të pushuar dhe në vazhdimësi na përcillte ndjenja se si do duket qyteti të cilin kishte kohë që se kishim pa a do të takonim ndonjë njeri atje…. -Dhe sa më afër qe vinim emocionet shtoheshin ,përgjatë rrugës kishte bagëti te vrava ,lopë kuaj , qen , shtëpi të rrënuara të djegura deri ne themel makina të djegura gjithçka ishte e shkatërruar. Me ndjenja te përziera me një emocion që nuk din as me përshkru me fjalë arritëm tek rruga e kanalit që te lidh më qytetin e Deçanit ,përgjatë kësaj rrugë që të shpije kah qendra nga larg u verën disa tanke që nuk e dinim se te kujt janë por ndjenja që te jem ne qendër sa më par nuk na ndaloi. -Deçani ynë po digjej i teri ishte mbuluar nga tymi i zi që dukej si një re e zezë ,forcat serbe ne largim e sipër kishin djegur gjithçka ,digjej flak Stacioni i Policisë, pothuajse ishte djegur pjesa më e madhe në qytet nuk vërehej ndonjë shtëpi me çati të gjitha ishin djegur më herët ose vazhdonin të digjeshin far ndjenje..
Për një moment i ndalova ushtarët e Gardës, i paralajmërove se duhet të mbani distancë me njeri tjetrin, akoma nuk jemi te sigurt, vezhgoni nga të gjitha anët dhe kështu të rreshtuar do të nisim këngën BESA –BESË-,BESEN TA KAM DHANË PËR KOSOVË JETËNKEM ME DHANË një këngë qe na kishte dhen motiv sa here qe kishim kënduar pas përfundimit te betejave e sot ishte krejt më ndryshe. -Rreshti i gjatë i ushtarëve vazhdonte këngën në një qytet tërësisht të rrënuar derisa po i afroheshim qendrës tashmë dallohej edhe flamuri i vendosur në tankun dhe blindat e KFOR-it Italian. Në qendër të qytetit kishte mbetur pa u rrënuar ,,Hotel Turist’’ e bashkë më Gardën ne vendosem Flamurin Kombëtar, duke kënduar edhe HIMNIN KOMBËTAR, me aq fuqi sa kishim e ky himn ishte një sinjal i mirë për ata pak banor që kishin mbet në Deçan , të cilët sapo e dëgjuan himnin filluan të dalin të afrohen në qendër të qytetit, nuk ishin shumë në masë përafërsisht 30-40 qytetar të cilët mes lotëve na u hodhën në përqafim për ata ishte si një film, si një ëndërr si një përshkrim i një legjende ata nuk e besonin as vet se si kanë mbetur gjallë dhe po i përqafonin fëmit e tyre, vëllezërit ushtarë të UÇK-së duke brohoritur nga gëzimi UÇK-UÇK … Deri ne ato momente qytetaret nuk ishin takuar as me KFORIN,ndersa ata vetëm vëzhgonin çdo lëvizje tonën … -Ora tashmë kishte kaluar 16:30 ..Ne ishim ne mes të qytetit ne vendin ton tashmë të Lirë por te rrënuar , të djegur me shumë shokë të vrarë por me moral të lart për te ecur tutje .
Emocion i pa përshkruar, sa kohë kishim ëndërruar qe në mes të qytetit të valonte flamuri Kuq e Zi ai tashmë po valonte por qyteti ishte shendërruar në një gërmadhë, shtëpi të djegura , kulla të rrënuara , shtylla eklektike të rena në toke ,uji i pijes kishte plasur pothuajse në të gjitha anët , shtëpitë e rrënuara kishin bllokuar rrugën edhe për qarkullim me një fjalë ishte shndërruar në një qytet fantazmë, duket se edhe zogjtë kishin ikur dhe nuk ciceronin më. -E ne ecnim në detyrën tonë në misionin tonë qe na ishte besuar, ecim përgjatë rrugës së vjetër të qytetit për të gjetur një shtëpi që sadopak do na i plotësonte kushtet për tu vendosur , mbërritëm tek lagjeja e Mushkolaj të gjitha shtëpitë e rrënuara edhe kulla e babës ishte rrënuar vetëm ogjaku kishte mbetur ,kaluam ne lagjen Osaj, aty takuam disa pleq të cilët nuk e besonin se po na shihnin të gjallë me lot na përqafuan dhe na siguruan uji për pije, pak ushqim që të pakt e kishin edhe për vete, e kështu i kontrolluam të gjitha lagjet e qytetit dhe nuk gjetëm asnjë shtëpi në të cilën mund të vendoseshim të gjitha ishin të rrënuara dhe prapë në kthehem në qendër të qytetit . -Aty e gjejmë një lokal që quhej ,,Qakorr’’ në të cilin më gjasë kishin qëndruar forcat serbe dhe nuk e kishin djeg në largim e sipër aty u vendosem në katin e par ndërtuam zyrat në të dytin vendet për të fjetur ushtaret .
Ushtarët të gatshëm në detyrë në mision por tashmë krejt ndryshëm , bënin luftë në paqe që të shuanim zjarret në shtëpi që digjeshin pa ndal , pastaj në Stacionin Policor ,pastruan qendrën e qytetit e aq sa kishin mundësi dhe mbyllen një dit aq sa te lodhshme por edhe me emocione të pa përshkruara, ishim kthyer ne qytet aty tashmë flitej shqip mbi gërmadha, rënkonin plagët, mungonin shokët bashkëluftëtar, na mungonin familjaret qe ishin dëbu me dhunë por ishim të Lirë… -Me 17 qershor 1999, mëngjesi na gjen ne qytet pa krisma pa vija fronti i ndava detyrat për ushtarët e Gardës, dikush nga ta duhet të bënte roje , dikush duhet të vazhdonte aksionin e pastrimit , e sa e sa punë tjera na prisnin per rimekembe dhe fillim te nje jete te re. Pas ndarjes se detyrave takova Muhamet Ferizin, tashmë i ndjerë familjare i 4 Dëshmoreve të Kombit dhe bashkëluftëtar i yni, ati i caktova detyrën që ta funksionalizoi rrjetin elektrik , të ndërpres rrymën ku rrezikohet jeta e njerëzve , ai mori me vete disa shokë bashkëluftëtar dhe filloi punën e kishte detyrë dhe kishte punu edhe me herët ne elektrifikim .
