Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dhënë mbrojtjen e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Ndrec Doda.
Kokalla deklaroi se e kujton intervistimin në polici më 1 dhjetor 2023, kur ishte marrë në cilësinë e të dyshuarit për rastin.
Ai tha se kishte qenë në shtëpi kur është kontaktuar nga policia për t’u paraqitur në stacionin policor në Gjakovë, ndërsa nuk i kujtohet ora e saktë e paraqitjes, por sipas tij, në Prishtinë ka arritur rreth orës 20:00.
Sipas deklarimit të tij, intervistimi kishte filluar rreth 30 minuta pas mbërritjes në polici.
