Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koci: VV-ja nuk mund t’i marrë të gjitha pushtetet

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 18:01
Koci: VV-ja nuk mund t’i marrë të gjitha pushtetet

Analisti politik, Melazim Koci ka thënë se zvarritja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës është pasojë e mungesës së vullnetit politik për krijimin e institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia më e madhe bie mbi partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Koci u shpreh i habitur që seanca konstituive u thirr vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues, duke e cilësuar këtë si një zvarritje të qëllimshme.

“Për mua është pak e habitshme, jo pak, por shumë, sepse çdo gjë lihet në çastin e fundit dhe kjo tregon për mungesë vullneti politik për të krijuar institucionet, ndryshe nuk mund të shpjegohet, nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Dhe këtë e shohim tash e 18 muaj, hiq më pak se 18 muaj, pra përpjekje, gjetje artificeve, preteksteve për të zhagitur çështjen, për të shkuar nga zgjedhjet në zgjedhje dhe besoj që është evidente që sërish do të shkojmë në zgjedhje fatkeqësisht, fatkeqësisht për Kosovën”, tha ai.

Sipas Kocit, përgjegjësia për bllokadën nuk është e njëjtë për të gjitha partitë, pasi pesha politike në Kuvend përcakton edhe nivelin e përgjegjësisë.

Ai theksoi se problemi nuk qëndron te kuorumi, por te mungesa e kompromisit dhe kulturës politike, duke shtuar se me vullnet të mirë situata mund të zgjidhet brenda 48 orësh.

Koci vlerësoi se Vetëvendosjes i takon të formojë qeverinë dhe të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, por jo të kontrollojë të gjitha institucionet.

“Kuorumi është mekanizëm për të ruajtur balancin e pushteteve. Mekanizëm që ruan balancin e pushteteve në çdo demokraci parlamentare, kjo është elementare në demokracitë parlamentare në mënyrë që të mos lejojë që një parti të marrë të gjitha pushtetet. Nëse ky mekanizëm kuptohet drejtë, Vetëvendosja do të duhej në këtë moment të formojë qeverinë, të konstitojë parlamentin dhe t’i ofrojë opozitës presidentin, t’i kërkojë opozitës që të ofrojë tre, katër, pesë, gjashtë, tetë kandidatë “, deklaroi ai në KlanKosova.

Sipas tij, për të tejkaluar ngërçin institucional, Vetëvendosja duhet t’ia ofrojë opozitës postin e presidentit dhe t’i kërkojë asaj të propozojë disa kandidatë, duke krijuar kështu kushtet për një marrëveshje politike dhe funksionalizimin e institucioneve.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 08:16OVL UÇK mban konferencë për media
  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
  • 07:47Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi
  • 07:45Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës
  • 07:42KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës