Avokati Arianit Koci në “DPT te Fidani”, tha se sot mungoi fizikisht me iniciativën para Kuvendit të Kosovës, por në esencë ishte aty.
Koci, i cili po u kërkon deputetëve të zgjedhur që të gjejnë një zgjidhje për situatën e bllokuar, tha që “çdo qytetarë në Kosovë do ta bënte këtë kërkesë”.
“Unë nuk dal çdo herë, por faktori i befasisë ndaj deputetëve nuk i le rehat ata. Ama esencën e kam pas atje, veç praninë fizike nuk e kam pas. Kam obligime edhe unë ndaj klientëve, kam pas gjykim. Këtë bajrak që e kam marrë është mirë me ma lehtësu, kur nuk jam unë me dal edhe dikush tjetër”, tha Koci, transmeton Klankosova.tv
