Para objektit të KEDS-it në Prishtinë u mbajt një protestë në të cilën qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan njëzëri mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Në këtë protestë mori pjesë edhe avokati i njohur Arianit Koci, i cili ka sqaruar se është tërhequr nga organizimi i protestës për shkak të një konflikti të mundshëm interesi, por ka zgjedhur të jetë prezent si qytetar.
“Jam tërhequr nga organizimi i protestës për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit. Megjithatë, siç po shihet, sot ka më shumë gazetarë dhe individë që po presin autobusë në anën tjetër të rrugës sesa protestues këtu. Kjo është katastrofë për të gjithë ne”, deklaroi Koci në një prononcim për IndeksOnline.
