Avokati Arianit Koci ka falënderuar qytetarët për reagimet e shumta ndaj thirrjes për protestë kundër rritjes së tarifave të energjisë elektrike.
Ai theksoi se mbi 22 mijë reagime dhe gati 1 milion vizita janë shfaqur deri tani, duke treguar pakënaqësinë e madhe të qytetarëve.
Koci do të vizitojë Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të kërkuar sqarime mbi arsyet e shtrenjtimit dhe pasojat që do të ketë kjo rritje për familjet me të ardhura të ulëta.
“Faleminderit për reagimin e madh pas thirrjes për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, në postimin tim të fundit.
Mbi 22 mijë reagime deri më tash, dhe pak më pak se 1 milion vizita.
Komente, shpërndarje, mesazhe çdo minutë.
Kjo tregon se pakënaqësia është e madhe dhe se qytetarët nuk pranojnë të heshtin.
Ky shqetësim ka një arsye konkrete: rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Shtrenjtimi i energjisë i shtyn mijëra familje drejt fukarallëkut.
Për shumë prej tyre, kjo është çështje e mbijetesës.