Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar Dibran Hoxhën, i njohur si “Kobra”, së bashku me Arlind Dakajn dhe Mirsat Hajredinin, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me një rast të ndodhur në vitin 2018.
Sipas aktgjykimit, secilit prej tyre fillimisht iu shqiptua dënim me nga 6 muaj burgim, por me kërkesë të mbrojtjes, dënimi është zëvendësuar me gjobë në vlerë prej 5 mijë eurosh për secilin.
Rasti ka të bëjë me sulmin ndaj Hulusi Badallajt, i cili sipas aktakuzës ishte rrahur brutalisht pas një mosmarrëveshjeje. Atij i ishin shkaktuar tronditje në tru dhe shtatë plagë në trup nga goditjet me mjete të forta dhe mjet të mprehtë.
