Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KMDLNj ngre alarmin: Mungesa e sigurisë në punë po vazhdon të marrë jetë në Kosovë

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 08:50
KMDLNj ngre alarmin: Mungesa e sigurisë në punë po vazhdon të marrë jetë në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur sërish alarmin për sigurinë e punëtorëve në Kosovë, duke theksuar se mungesa e masave mbrojtëse dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme institucionale po vazhdojnë të shkaktojnë humbje jetësh në vendet e punës.

Sipas KMDLNj-së, gjatë vitit të kaluar në Kosovë kanë humbur jetën 32 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Organizata thekson se, pavarësisht reagimeve dhe kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e numrit të inspektimeve, situata mbetet shqetësuese edhe gjatë vitit 2026.

KMDLNj vlerëson se shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatale janë mungesa e masave mbrojtëse në vendin e punës, kushtet e pafavorshme atmosferike, mungesa e kualifikimit profesional, gjendja shëndetësore dhe mosha e punëtorëve, si dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme nga institucionet përgjegjëse.

Një tjetër problem i evidentuar, sipas Këshillit, është fakti se shumë punëtorë vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune, duke e pasur të pamundur realizimin e të drejtave të tyre ligjore në rast aksidenti apo humbjeje të jetës.

KMDLNj rikujton se më herët ka propozuar që mjetet e mbledhura nga gjobat ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat e sigurisë të derdhen në një fond të veçantë për mbështetjen e familjeve që humbin anëtarët e tyre në vendin e punës ose për punëtorët që mbesin me invaliditet të përhershëm.

Sipas organizatës, gjendja e rëndë ekonomike i detyron shumë punëtorë të pranojnë kushte të pasigurta pune, ndërsa kjo, sipas tyre, është një nga arsyet kryesore pse numri i viktimave mbetet i lartë.

KMDLNj përsërit kërkesën për shtimin e numrit të inspektorëve në terren, duke theksuar se rritja e deritanishme ka qenë vetëm simbolike. Si alternativë, organizata propozon edhe angazhimin e një kompanie profesionale mbikëqyrëse me kapacitete dhe staf të mjaftueshëm për të kontrolluar zbatimin e standardeve të sigurisë.

” E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut mirëpo kjo e drejtë nuk ka asnjë vlerë nëse nuk garantohet e drejta për jetë mbi të cilën ngriten dhe ndërtohen të gjitha të drejtat tjera”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 22:28Djali i Adem Demaçit paralajmëron futjen në politikë: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
  • 22:13Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit
  • 22:06Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt
  • 21:28Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin
  • 21:27Pa incidente përfundoi protesta e 17-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi asnjë natë derisa të procedohet ligji