Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila nuk e ka lejuar Salh Mustafën të takoi për herë të fundt babanë e tij.
Në një reagim, ky këshill ka vlerësuar se kjo gjykatë është raciste.
Këshilli ka kritikuar institucionet e Kosovës për heshtjen ndaj Gjykatës Speciale, e cila vazhdimisht po ka shkelur të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“KMDLNJ thekson se institucionet e Kosovës nuk kanë ndërhyrë në mënyrë efektive, duke përdorur metaforën e “lojës së strucit”: “Institucionet e Kosovës brutalisht ndërhyjnë në të gjitha nivelet e gjyqësorit ndërsa sa i përket GJRS – Gjykatës Speciale Raciste, e kanë luajtur lojën e strucit. Askush nuk ka kërkuar që ato të ndërhyjnë në drejtësi, por ka qenë detyrim ligjor të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet më tej në reagim.
