Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Klosi: Kurti s’iu bashkua UÇK-së me justifikimin se s’është mirë me shëndet dhe s’e përballon jetën e malit

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 12:33
Klosi: Kurti s’iu bashkua UÇK-së me justifikimin se s’është mirë me shëndet dhe s’e përballon jetën e malit

Albin Kurti nuk iu ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me arsyetimin se nuk është mirë me shëndet dhe se nuk e përballon jetën e malit, ka thënë ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi.

“(Kurti) u justifikua që nuk jam mirë me shëndet dhe unë nuk e përballoj dot jetën e malit dhe u tërhoq”, deklaroi Klosi.

Ish-kreu i SHISH-it, konsideron se që nga atëherë Kurti “e ka ndjerë veten të mangët në aktivitetin e tij se pse nuk mori pjesë [në UÇK]”.

“Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës që ishte fenomeni më i madh në historinë e kombit shqiptar, në shekujt e fundit po themi”, shtoi ai në Top News.

Në vlerësimin e tij, Kurti “është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”.

“Ka qenë vetë pjesëtar në fillimet e Demaçit, asistent i të cilit ka qenë Kurti, ka qenë zëdhënësi politik i UÇK-së [Demaçi]”, theksoi ai, derisa shtoi se “pas Rambujesë, ai nuk ra dakord në mënyrën se si u trajtua, ai iku, iku edhe ky”.

Sipas tij, Kurtit iu ishin lutur që të “që ta ndihmonin në qoftë se donte të merrte pjesë të dilte në mal”, dhe në këto momente moderatorja ndërhyri duke thënë se Kurti “aso kohe ka qenë shumë i ri.

Por, Klosi ia rikujtoi se pjesa dërrmuese e ushtarëve të UÇK-së ishin të rinj dhe se Kurti “nuk ishte aq i ri ky në krahasim me të tjerët”.

Albin Kurtifatos klosi

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare