Klinaku mbrëmë kishte pohuar se Kurti ishte takuar me Prokurorin Jack Smith që të bashkëpunojë me Specialen.

“Për trushpërlarët që po shajnë dhe ofendojnë për një të vërtetë që e kam deklaruar para raportit të BE-së, e që e potencova poashtu mbrëmë në debatin e Kanal 10, qe faktet: Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së”, thotë Klinaku në postimin e tij në Facebook duke bashkëngjitur një dokument të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm ku lavdërohet angazhimi i Kurtit për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me Specialen.

“Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet në raportin e BE-së”.