Ish-luftëtari i UÇK-së, Faton Klinaku ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se lufta është bërë për liri dhe çlirim, e jo për pushtet.
Duke komentuar paraqitjen e Hashim Thaçit në seancën përfundimtare të Gjykatës Speciale në Hagë, Klinaku tha se mesazhi i ish-presidentit ishte i qartë.
