Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 08:33
“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët për mediat me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, dhe efektivë të Policisë së Shtetit, ka reaguar ashpër ndaj akteve të dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke vlerësuar qëndresën dhe vetëpërmbajtjen e forcave të rendit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri një dallim mes protestës aktuale dhe protestave studentore të vitit 2018, duke theksuar se aktet e fundit të dhunës nuk kanë lidhje me kërkesat arsimore dhe se kjo nuk është një protestë studentore.

 “Policia ka qenë në maksimumin e përmbajtjes së vet. Kjo nuk është një revoltë për arsimin. Revoltë për arsimin ishin ato të vitit 2018, kur e bllokuan Tiranën me ditë dhe me javë. Ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin. U desh durim dhe qetësi për t’u vendosur në një dialog dhe dialogu u bë. Mund të ketë gjëra që mund të bëhen ende, por tani mund të vijnë të gjithë dhe ta shikojmë.

Si mund të jenë studentë ata që admirojnë gurin dhe të tjerët i duartrokasin kur digjen policët dhe bizneset e vogla? Si mund të jenë studentë ata që duartrokasin shkuljen e automatëve dhe djegien e bankave? Këta nuk janë studentë, edhe pse mund të jenë të regjistruar në shkollë.

Huliganë si ata të gurit, hurit dhe zjarrit janë të ekstremizuar, janë të verbuar nga ideja se, hajde ta përmbysim, se po të bëhet diçka, do të bëhet më mirë. Vullneti i popullit do të kthehet përmbys. Ndërkohë, e gjithë kjo e bën qëndresën tuaj jo vetëm të rëndësishme, por edhe dinjitoze përballë këtij presioni. Presioni nuk është i rrugës, por presion janë ata të ashtuquajtur intelektualë, analistë, që çdo mbrëmje bëjnë bilancin e dhunës”, u shpreh Rama.

revoltëarsiminvitit

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Nuk pranon të përdorë policinë për dhunë gjatë protestave masive, ministri i Brendshëm i Francës dorëzon dorëheqjen Macronit
  • 09:2624 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • 09:21Berisha nuk ka pritje nga presidentja e re: Do të jetë si Vjosa Osmani
  • 09:18Vdes veterani i UÇK-së, Nuredin Krasniqi
  • 09:09Gjenden qindra fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë