Zyrtarët publikë kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2025, ku mes tyre është edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Ai ka deklaruar të ardhurat vjetore në shumën prej 36,963.24 euro.
Isufaj, sipas formularit të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka deklaruar të dhënat për pasurinë e tij bashkë me të hyrat vjetore duke përfshirë edhe personat me të cilët jeton në bashkësi familjare.
Si meditje, ai deklaroi në total 2 mijë e 239 euro. Nga pagat e fëmijëve deklaroi 3,475.79 euro, pagesë 100 euro subvencion dhe 1.720 euro nga përfitimi i bursës së fëmijëve.
Në raportin e publikuar nga APK-ja, Isufaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme kryesisht të trashëguara së bashku me ato të blera. Prej tyre: truall në shumën 60,000.00 euro, banesë në pronësi të bashkëshortes në shumën 30,000.00 euro dhe një shtëpi në pronësi të tij në vlerë 34,000.20 euro, dhe kullos, livadh, arë e rrugë në shumën totale 27,572.
