Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë, komandanti i Rajonit Lindje takon kryetarin e Zveçanit

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 13:20
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë, komandanti i Rajonit Lindje takon kryetarin e Zveçanit

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it (RC-E), kolonel Sam Sargeant, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragiša Milović, në kuadër të angazhimeve të rregullta të misionit me udhëheqësit lokalë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë dhe çështjet që prekin Komunën e Zveçanit.

Koloneli Sargeant theksoi përkushtimin e KFOR-it për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Në njoftim rikujtohet se KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Po ashtu, bëhet e ditur se KFOR-i vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:33Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë
  • 22:32Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së dhe drejtor i NPL “Tregu” në Gjilan
  • 21:57Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë
  • 21:54Ngjarje e rëndë në Manëz të Durrësit, djali plagos me sëpatë prindërit, babai në gjendje të rëndë
  • 21:38Ymeri: Importohen rreth 700 mijë euro rrymë në ditë, qytetarët po e paguajnë faturën