Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
Përmes kësaj platforme, qytetarët do të kenë mundësi të informohen në kohë reale për pjesëmarrjen në votime, të dhëna që publikohen sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve. Po ashtu, aty do të bëhen publike edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike.
