Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 21:47
Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka sqaruar procesin e zgjedhjes së mandatarit për kryeministër. Ai ka thënë se mandatari i ri ka afat deri më 19 nëntor për ta paraqitur kabinetin dhe programin qeverisës në Kuvend, dhe për të siguruar të paktën 61 vota.

Nëse deri më 19 nëntor nuk arrihet votimi me sukses, sipas Cakollit më 20 nëntor presidentja duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

Cakolli ka thënë se sipas afateve ligjore, zgjedhjet mund të mbahen më 21 ose 28 dhjetor.

“Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta bërë shpalljen e datës së zgjedhjeve, nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit. Nëse Kuvendi shpërndahet më 20 nëntor, dritarja ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve i lë si opsione reale 21 dhe 28 dhjetorin”, ka thënë ai me anë të një postimi në ‘Facebook’.

“Teorikisht, të mundshme janë edhe 14 dhjetori – nëse procedura dështon, respektivisht shpërndarja ndodh më herët; apo 4 janari – vetëm në rast se shpallja e datës së zgjedhjeve shtyhet deri në fund të nëntorit, në afatin maksimal 10-ditor që ka Presidentja”.

KDIZgjedhje

Më shumë nga Lajme

  • 12:43Çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e shkuar
  • 12:32Kos: Pas nderimeve për Mlladiqin, BE-ja duhet të sqarojë nëse Serbia është ende kandidate për anëtarësim
  • 12:23E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, drejtësia italiane rihap rastin
  • 12:22Abdixhiku takon Prattipatin, diskutojnë krizën institucionale
  • 12:14Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale