Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 17:44
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku mori një sërë vendimesh.

Ndihma për studentët, bursa të mobilitetit, subvenciome e vendimet për shpronësim. janë disa nga pikat që pati qeveria në rend të ditës.

Këto janë të gjitha vendimet e marra:

Miratoi kërkesën që në Pakon e Ringjalljes Ekonomike të shtohet masa 3.8 – Bursa e Mobilitetit për Studentë.

Sipas kësaj mase, studentët me të ardhura nën mesataren e të ardhurave në Kosovë do të përfitojnë bursë të mobilitetit që do të përllogaritet në raport me largësinë e vendbanimit të studentëve nga universiteti. Vlera e kësaj masa arrin shumën prej 20 milionë euro;

Miratoi vendimin për mbështetje financiare të njëhershme në shumë prej 100 euro për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet e tyre ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që ndërlidhen me fillimin e vitit të ri akademik. Vlera e përgjithshme e kësaj mbështetje është 6 milionë euro; Miratoi vendimin përfundimtar të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Menaxhimi Mbeturinave të Ngurta 11-1V, Deponia e Re Sanitare, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës. Deponia e Pejës dhe deponitë e tjera të përfshira në projektin prej 45 milionë euro, që e financojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian dhe KfW-në, janë pjesë e investimeve më të mëdha që po realizohen në sektorin e mbeturinave në Kosovë; Miratoi vendimin preliminar të shpronësimit për interes publik, të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik, “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër” që lidhë Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut. Me miratimin e vendimit preliminar, konfirmohet ligjshmëria e procesit te shpronësimit të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e infrastrukturës përcjellëse në kuadër të projektit “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër”; Miratoi vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi” (Prishtinë-Hani i Elezit). Ky projekt arrin vlerën afër 3 milionë euro dhe si projekt infrastrukturor mundëson dhe qarkullim më të shpejtë në ekonominë lokale dhe lidhje të barabartë me pjesën tjetër të vendit; Ndau 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevojë në kuadër të zbatimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; Miratoi Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike. Qëllimi kryesor i këtij Programi është të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për konsumatorët e cenueshëm në sektorin e energjisë elektrike. Familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë përveç në rastin kur e kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike. Programi në fjalë mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro/muaj/anëtar, dhe që kanë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro. Subvencionimi aplikohet për faturat e periudhës tetor-mars, dhe paguhet direkt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra në muajin pasues. Ditëve në vijim do të ndahen udhëzimet dhe detajet sa u përket aplikimeve të reja dhe/apo ndryshimeve të orëmatësve; Ndau 2.5 milionë euro shtesë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin akademik 2025/2026; Ndau 50 mijë euro për realizimin e projektit për Integrimin e Trashëgimisë Kulturore në Planifikimin Hapësinor, përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Ndau 150 mijë euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit