Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këto janë barnat e qenve dhe lopëve që Arianit Sllamniku po dyshohet se ua rekomandon fëmijëve me autizëm

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 21:19
Këto janë barnat e qenve dhe lopëve që Arianit Sllamniku po dyshohet se ua rekomandon fëmijëve me autizëm

Konspiracionisti i njohur në Kosovë që nga koha e pandemisë Covid-19, Arianit Sllamniku, po deklaron se mund të “shërojë autizmin” përmes rekomandimit të disa barnave që nuk janë të destinuara për përdorim te njerëzit, por për kafshë

Ai pretendon se autizmi shkaktohet nga parazitët në trupin e njeriut dhe se, përmes largimit të tyre, fëmijët mund të shërohen. Sipas tij “Vaksinimi, është shkaktari kryesor i autizmit”.

Sipas një analize të thjeshtë të medikamenteve që ai ua rekomandon prindërve t’i aplikojnë te fëmijët, rezulton se këto barna janë të destinuara për përdorim veterinar, kryesisht te kafshët si lopët dhe qentë.

Këto janë barnat që ai rekomandon:

Fenbendazole 444 mg – është ilaç antiparazitar veterinar, i përdorur te qentë, lopët dhe kafshë të tjera për trajtimin e krimbave intestinalë.

Ivermectin 12 mg – përdoret kryesisht në mjekësinë veterinare për eliminimin e parazitëve të jashtëm dhe të brendshëm te kafshët.

DMSO (Dimethyl Sulfoxide) – substancë kimike industriale dhe laboratorike, e përdorur kryesisht si tretës, me përdorim shumë të kufizuar mjekësor dhe jo e aprovuar për trajtime te fëmijët.

Kapsula bimore – “ajra alternative” – produkte pa përbërje dhe efekt të qartë shkencor, të klasifikuara si suplemente alternative, jo barna mjekësore.

Dheu vullkanik – përdoret zakonisht si shtesë minerale ose në industri, pa prova shkencore që të ketë efekt shërues për sëmundje apo çrregullime neurologjike.

Ai pretendon se këto produkte ndihmojnë në “pastrimin e plotë nga parazitët dhe metalet e rënda”.

Madje sipas tij, shkaktar i autizmit është vaksinimi i fëmijëve.

“I jap sugjerime të caktuara për trajtimin dhe pastrimin e plotë nga parazitët dhe metalet e rënda. Këta janë shkaktarët kryesorë që e bllokojnë fëmijën. Janë pjesë e mineraleve dhe suplementeve të dheut vullkanik që e bëjnë organizmin e fëmijës t’i largojë të gjitha toksinat. Rikthim në gjendjen para-vaksinimit. Shkaktari kryesor i autizmit është vaksinimi,” ka deklaruar Sllamniku për lajmi.net .

barna

Më shumë nga Lajme

  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit nga Gjakova, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit
  • 14:44Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
  • 14:37Ganimete Musliu publikon foton e të mbijetuarit të ''Ma'sakrës së Izbicës'': Baca Milazim kërkon drejtësi
  • 14:36Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë
  • 14:35Lladrovci: Heronjtë e dëshmorët janë udhërrëfyesit tanë