Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta raportohet se janë katër policët e suspeduar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 22:32
Këta raportohet se janë katër policët e suspeduar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan.

Reporteri merr vesh se zyrtarët e suspenduar janë B.S, A.D, M.A dhe Sh.H.

Sabedini është rreshter në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Drejtorinë e Policisë në Gjilan, Demiri është hetues në Stacionin Policor në Gjilan, Arifi është polic në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë në Gjilan si dhe Hajdari është rreshter – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Novobërdë.

IPK ka thënë se supendimi i tyre është bërë në kuadër të një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale. Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale”, thuhet në njoftim.

Vendimi i IPK’së vjen disa orë pasi Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, urdhëroi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të hetojë çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës – person i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Kam theksuar në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, angazhimin maksimal për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Sveçla ka theksuar se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, “veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë”.

Ai ka kërkuar që me të njëjtën vendosmëri të veprojnë edhe institucionet e tjera të sistemit, sidomos drejtësia, “në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë dhe të zhvillohen në një Republikë ku sundojnë siguria, rendi dhe ligji”.

Të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan ndodhen akoma në arrati.

Më shumë nga Lajme

  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 15:39Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
  • 15:26“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales
  • 15:26Incident i rëndë në Korish të Prizrenit, dyshohet se një person tentoi ta vrasë komshiun
  • 14:25Konfirmohen shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur