Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë studentët e UP-së që fituan bursat

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 21:08
Këta janë studentët e UP-së që fituan bursat

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2025 miratoi dhënien e bursave për studentë të programeve master, të doktoratës dhe atyre me nevoja të veçanta, në vlerën 532 mijë e 700 euro.

Përfitues të bursave në nivelin e studimeve master në vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 janë 685 studentë nga 13 njësi akademike të UP-së, sipas rezultateve të dala nga konkursi i datës 7 nëntor 2025.

“Bursa do të marrin edhe 54 studentë të doktoratës të katër fakulteteve nga viti akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 që kaluan procesin e selektimit në bazë të rezultateve të konkursit të shpallur po më 7 nëntor 2025”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se edhe 20 studentë me nevoja të veçanta të UP-së që studiojnë në nëntë fakultete kanë fituar të drejtën e bursës për vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25. Edhe konkursi për këta studentë ishte shpallur në të njëjtën ditë dhe datë, si dy konkurset tjera.

“Bursat vjetore për studentët e niveleve master dhe doktoratë kanë vlerën 700 euro, ndërsa për studentët me nevoja të veçanta shuma e tyre është 500 euroë, thuhet në njoftim.

Në vegëzat në vijim mund të gjeni rezultatet e konkurseve për bursa: Përfituesit e bursave të nivelit master

Përfituesit e bursave të nivelit të doktoratës

Përfituesit e bursave nga studentët me nevoja të veçanta

“Edhe këtë herë, me ndarjen e bursave dhe angazhimet e përditshme mësimore e kërkimore-shkencore, Universiteti i Prishtinës e dëshmoi se, në radhë të parë, ekziston, funksionon dhe është në shërbim të studentëve të tij dhe zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI:

UP

Më shumë nga Lajme

  • 13:36Protesta çdo natë në shesh, Çitaku: S’kemi me u ndalë, deri në fund
  • 13:35"Në takime me agjentët serbë...", gazetarja Klodiana Lala flet për deklaratën e Vlora Hysenit
  • 13:33Schuebel në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: BE-ja kërkon që përgjegjësit për Banjskën të japin llogari
  • 13:33Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për avancimin e Kosovës drejt BE-së
  • 13:07Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës