Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë sektorët që do të përfitojnë nga 206.4 milionë eurot e BE-së për Kosovën

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 23:06
Këta janë sektorët që do të përfitojnë nga 206.4 milionë eurot e BE-së për Kosovën

Kosova do të përfitojë gjithsej 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, pasi Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga vendi në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, si dhe tri grante shtesë nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes nje postimi në rrjetin social në Facebook.

Por cilët sektorë do të përfitojnë nga shuma 206.4 milionë euro?

Nga kjo shumë, 44 milionë euro do të investohen në mjedis dhe klimë, 34.5 milionë euro në sektorin e energjisë, ndërsa 30.5 milionë euro do të dedikohen për menaxhimin e kufijve dhe migrimin.

Po ashtu, 31.8 milionë euro do të shkojnë për rritjen e konkurrueshmërisë, arsimin dhe punësimin, 24.7 milionë euro për qeverisje të mirë dhe përafrim me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa 15 milionë euro për forcimin e sundimit të ligjit.

Përveç këtyre fondeve, janë miratuar edhe tri grante në vlerë totale prej 25.9 milionë eurosh për projekte strategjike infrastrukturore.

Këto përfshijnë mbështetje për përgatitjen e investimeve në Hidrosistemin Ibër-Lepenc, segmentin e autostradës Qafë e Duhlës–Banullë, si dhe një grant prej 24.3 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, në bashkëpunim me BERZH-in.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth gjysma e fondeve do të orientohen në investime infrastrukturore, ndërsa projektet do të realizohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës

BE

Të ngjashme

BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së

BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së

15:53

Më shumë nga Lajme

  • 12:19Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për mandatin e Nenad Rashiqit
  • 12:13MPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat s’kanë asnjë efekt
  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ