Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë kosovarët e arrestuar në Shqipëri për 80 kg kanabis

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 17:34
Këta janë kosovarët e arrestuar në Shqipëri për 80 kg kanabis

Policia e Durrësit ka sekuestruar 80 kilogramë kanabis të arritur nga Kanadaja dhe ka arrestuar tre shtetas nga Kosova

Droga ishte fshehur brenda një automjeti të porositur në Kanada dhe u zbulua nga qentë e antidrogës në portin e Durrësit. Lënda narkotike, e ndarë në 127 pako të markuara “Gelato”, kapte vlerën e rreth 1 milion eurove dhe kishte si destinacion tregun e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë aksionit u sekuestruan gjithashtu 3 automjete, 5 telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Sekuestrohen rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro.

Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, strukturat e Doganave, si dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Anchor”, rezultat i një hetimi të thelluar të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, në kuadër të një procedimi penal.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe të koordinuara, u bë i mundur dokumentimi i një skeme të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim, ku u sekuestruan, në Portin e Durrësit, 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC.

Gjithashtu, u sekuestruan 3 automjete, 5 aparate celularë dhe rreth 11 000 euro cash.Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1 milion euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Ontario, Kanada, dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në një vend të posaçëm të modifikuar në një automjet të porositur për blerje në Kanada.

Po nga hetimet dyshohet se, pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike shpërndahej më tej në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në vijim të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 3 shtetasve

T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç, dhe B. J., 40 vjeç, të tre shtetas kosovarë.

Këta shtetas u arrestuan si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, u shpallën në kërkim shtetasit H. C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G. O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario, Kanada, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se personat e përfshirë kishin role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Kosovës.

Operacioni “Anchor” është rezultat i një hetimi të zhvilluar në vijimësi dhe i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave policore, autoriteteve doganore dhe organit të Prokurorisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë, vijon intensivisht veprimet hetimore me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

kanabisdurrësarrestuar

Të ngjashme

Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

18:29

Më shumë nga Lajme

  • 17:02Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan
  • 16:57E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë
  • 16:37Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – Burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër
  • 16:24Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan
  • 16:209 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë