Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka dalë i pari në këtë garë dhe do të përballet në raundin e dytë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Peci, i cili u rendit i dyti.

Ndërkohë, sipas rezultateve zyrtare të Qendrës Komunale të Numërimit (QKN), janë bërë publike edhe emrat e 10 kandidatëve më të votuar për Asamblenë Komunale nga secila prej partive kryesore që garuan në këtë komunë.

Balotazhi ndërmjet Arian Tahirit dhe Faton Pecit do të vendos drejtimin e Mitrovicës së Jugut për katër vitet e ardhshme, ndërsa përbërja e re e Asamblesë do të luajë rol kyç në qeverisjen lokale.