Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në Jabllanicë të Vogël të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se pritet të ketë arrestime.
