Përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë kanë marrë pjesë sot në monitorimin e procesit të provimit pranues për maturantët, në bashkëpunim me stafin akademik dhe menaxhmentin e fakultetit.

Sipas njoftimit, procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt, transparente dhe të drejtë, duke respektuar standardet akademike dhe duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

Këshilli Studentor u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që iu nënshtruan provimit pranues, duke shprehur pritjen për publikimin e rezultateve dhe mirëpritjen e gjeneratës së re të studentëve që do t’i bashkohet Fakultetit të Mjekësisë.