SHBPK, Shoqëria LËVIZJA, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, bazuar në Ftesën e 22 shtatorit 2025 bërë partive politike parlamentare LVV, PDK, LDK, AAK dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE për një tryezën politike me temën: Konstituimi i institucioneve qendrore – zgjidhja e ngërçit politik, për datë 26 shtator 2025, të cilës nuk iu përgjegjën subjektet politike të lartëcekura, derisa interesimi i mediave ishte i madh po-njëjtë sikur edhe interesi i publikut të gjerë, lëshojmë: Deklaratë Bazuar në gjendjen e rëndë të krijuar nga ngërçi isntitucional (përgjegjësi e partive parlamentare), ndikuar nga faktorë sikur janë: nevoja për funksionimin e institucioneve në kapacitete të plota; nevoja për stabilitet të brendshëm politik për vendosje shtrategjike në kapacitete të plota të vendit tonë; rreziku nga gjeopolitika me tallazin e madh të luftërave përmasash të zgjeruara në rajone tepër të ndjeshme për botën dhe gjeopolitikën, të cilat kanë zvenitur peshën e rendit botërorë si në aspektin funksional po ashtu edhe në atë human, ne shoqatat e dalura nga Lëvizja Kombëtare dhe Lufta Çlirimtare bëmë një përpjekje modeste përmes thirrjes së një tryeze politike me Partitë politike parlamentare. Anipse, nuk ia dolëm t’i mblidhnim, ne mbetemi te konstatimi se, Konstituimi i institucioneve të vendit sikur janë Legjislativi dhe Egzekutivi është nevojë e ngutshme. Është jetike për vendin të ketë stabilitet të brendshëm pikërisht për kohët e zhvillimeve të mëdhaja sikur janë tronditjet e mëdha financiare dhe rreshtimet ekonomike bazuar në gjeopolitikën që luftërat (të cilat kanë kolapsuar rendin botërorë) po e imponojnë.
Shoqëria jonë dhe shteti ynë, poashtu janë lënë në mëshirën e një rutine ku gjithçka mund të shkoi drejt pakumtimësisë dhe përtej mundësive për të qenë të përfaqësuar nga institucione në kapacitete të plota, pikërisht në këto kohë kaq dramatike.
Tendenca jonë për të lehtësuar komunikimin mes atyre që janë të thirrur t’i bëjnë institucionet ka qenë, është dhe do të mbetet çështje e vullnetit tonë të mirë, e detyrës sonë të qytetarisë angazhuese, e asaj qytetarie që kemi treguar qoftë me veprimtarinë tonë për përgaditjen e kushteve ku do të lindte Lufta jonë çlirimtare, qoftë me angazhimin direkt në çlirimin e vendit!
