Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të hënën miratoi një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara që i jep mbështetje planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe që autorizon një forcë ndërkombëtare të stabilizimit për enklavën palestineze.
Plani 20-pikësh i Trumpit për Gazën është i përfshirë si shtojcë në këtë rezolutë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Rusia, e cila e ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, më herët kishte sinjalizuar kundërshtim të mundshëm ndaj rezolutës, por gjatë votimit abstenoi, duke e mundësuar miratimin e saj.
