Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë realitetin historik të luftës së Kosovës

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 10:00
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë realitetin historik të luftës së Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

KASH thekson se ky proces, në formatin dhe narrativën që ka marrë, rrezikon të deformojë seriozisht realitetin historik dhe juridik të Luftës së Kosovës.

Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ishte një reagim i drejtë dhe i nevojshëm kundër një fushate të organizuar shtetërore të dhunës, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës, të ushtruara nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, i cili tashmë është dënuar moralisht dhe juridikisht nga komuniteti ndërkombëtar.

“Çdo përpjekje për të barazuar agresorin shtetëror me viktimën që luftoi për mbijetesë dhe liri, përbën një fyerje jo vetëm për popullin e Kosovës, por edhe për vetë ndërhyrjen ndërkombëtare të Perëndimit, e cila u ndërmor pikërisht për të ndalur krimet e luftës dhe gjenocidin në zemër të Evropës”.

“Ky proces i deformuar rrezikon, në mënyrë të papranueshme, të relativizojë dhe madje të amnistojë përgjegjësinë historike dhe politike të udhëheqjes shtetërore serbe për krimet e kryera në Kosovë. Një zhvillim i tillë do të ishte një padrejtësi e rëndë historike dhe një precedent i rrezikshëm për të drejtën ndërkombëtare.” , thuhet në reagimin e këtij këshilli.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë riafirmon mbështetjen e tij për drejtësinë ndërkombëtare të paanshme, por thekson se drejtësia nuk mund dhe nuk duhet të shkëputet nga e vërteta historike dhe konteksti i plotë i ngjarjeve.

“Çlirimi i Kosovës ishte akt legjitim i një populli të shtypur, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një forcë çlirimtare, jo objekt i revizionizmit politik apo juridik” , thuhet më tej.

Ish-krerët e UÇK-së

Më shumë nga Lajme

  • 13:31IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
  • 13:31Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit
  • 12:52Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën