Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se largimi i KFOR-it nga fotografia origjinale me photoshop, për efekte politike, siç ka thënë ai “mund të jetë një prej akteve më ogurzeza që kemi parë në 25 vitet e fundit”.
Siç shkruan ai në një postim në Facebook, me këtë veprim duhet kërkuar falje popullit të Kosovës dhe NATO-s.
“Duket si një akt i vogël politik propagande, por simbolika e saj, mesazhi që po dërgojmë me këtë është jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, sovraniteti dhe integriteti territorial i të cilit ende sigurohet e ruhet nga NATO”.
Me këtë veprim po tregon jo vetëm mosrespekt, por edhe jofalënderim për çlirimin e vendit nga NATO dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit për dekada me radhë që e kanë mundësu Kosovën me i ngrit institucionet e veta dhe me shpallë pavarësinë nga Serbia|.
“Me këtë veprim të turpshëm, je tu tregu që je në gjendje me bo gjithçka për 2-3 vota ma shumë, me i ruajt, e jo me i fitu të reja. Me mashtru, me fshi, me rrejt vetëm për me mbajt pushtetin më shumë”.