Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kërko falje ose shihemi në gjykatë” – Agim Bahtiri i përgjigjet ashpër Jehona Lushakut për akuzat se ishte i dehur

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 23:56
“Kërko falje ose shihemi në gjykatë” – Agim Bahtiri i përgjigjet ashpër Jehona Lushakut për akuzat se ishte i dehur

Një deklaratë e ish-deputetes së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka nxitur një reagim të ashpër nga ish-deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.

Ky i fundit e ka paralajmëruar zyrtaren e LDK-së me padi për shpifje, pas pretendimeve të saj se ai kishte qenë në gjendje të dehur natën kur po negociohej për votat e Presidentit.

Lushaku-Sadriu, në një paraqitje televizive, e cilësoi sjelljen e Bahtirit të asaj nate si “teatër” dhe “joserioze”, duke shtuar se ai ishte “gjysmë i pirë” kur u kërkonte nënshkrimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Agim Bahtiri i është përgjigjur me tone të ashpra, duke i dhënë Lushakut dy mundësi: kërkim falje ose përballje ligjore.

“Shpifja jote se unë paskam qenë ‘gjysmë i dehur’ atë natë kur kam ardhur t’i kërkoj nënshkrimet, është e ulët dhe e turpshme, dhe për të duhet të kërkosh falje publike! Të akuzosh dikë pa asnjë fakt vetëm sepse nuk arrin ta fshehësh dështimin politik të LDK-së, tregon nivelin ku keni rënë,” shkroi Bahtiri.

Bahtiri insiston se prania e tij në Kuvend atë natë ishte për të gjetur zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa ka akuzuar LDK-në për kalkulime nëpër korridore.

“Në mungesë votash dhe përgjegjësie, zgjodhët shpifjen dhe teatrin mediatik. Mjaft më me përralla e gënjeshtra, se populli ua ka treguar vendin me votë. Zonja Lushaku i ka dy rrugë, ose kërkon falje për shpifjen se kam qenë ‘gjysmë i dehur’ ose shihemi në gjykatë!” tha ai

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë
  • 23:23Çlirim Haziri: Do ta presim gjithë natën në shesh vendimin që përcakton fatin e Kosovës
  • 23:16​Shpërndahen qytetarët që ishin grumbulluar pranë Gjykatës në Hagë
  • 23:10Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator
  • 23:02Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë