Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkesat e protestuesve në Shqipëri, Rama reagon me akuza: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 08:03
Kërkesat e protestuesve në Shqipëri, Rama reagon me akuza: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka postuar momentin kur Dritan Goxhaj lexoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kërkesat e protestuesve drejtuar qeverisë së tij.

Rama i qëndron narrativës se protesta është e nxitur nga shërbimet e Iranit.

Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt me pikëpamje pro Iranit, Rama shkruan:

Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…. Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në Facebook.

Të hënën, grupi koordinues i protestës që po zhvillohet në Tiranë ka bërë publike një listë të detajuar kërkesash drejtuar qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime të thella kushtetuese.

Në deklaratën e lexuar në emër të organizatorëve, theksohet se kërkesa kryesore është “dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë”, e shoqëruar me ngritjen e një qeverie tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Sipas tyre, paketa e kërkesave përfshin edhe ndryshime kushtetuese për barazi të shtetasve para ligjit, si dhe miratimin e tyre përmes referendumit popullor. Ndër propozimet përfshihet edhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë jetës së një individi.

Organizatorët kanë kërkuar gjithashtu shfuqizimin ose anulimin e një sërë nismash ligjore, përfshirë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, paketën e njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe kuadrin ligjor për investimet strategjike.

Në kërkesat e tyre përfshihet edhe ideja për një “kontratë të re sociale” mes qytetarëve dhe shtetit, e cila sipas tyre duhet të hartohet pas konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të propozuar nga vetë protesta.

Organizatorët theksojnë se kërkesat janë “legjitime dhe të panegociueshme”, duke deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në përmbushjen e tyre.

Protesta, sipas pjesëmarrësve, përfaqëson një lëvizje më të gjerë qytetare që kërkon ndryshim politik dhe institucional në vend.

Disa prej protestuesve kanë ngritur shqetësime për situatën ekonomike dhe sociale, duke përmendur rroga të ulëta dhe çmime të larta, ndërsa kanë akuzuar qeverinë për një “agjendë shpopulluese”.

Tubimi vjen në vijim të disa javëve protestash të njëpasnjëshme, ku është artikuluar vazhdimisht kërkesa për ndryshim të qeverisjes dhe dorëheqje të kryeministrit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme