Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkesa e Listës Serbe, edhe VV-ja dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 14:06
Kërkesa e Listës Serbe, edhe VV-ja dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për media të mërkurën ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit.

Haxhiu theksoi se “Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik” dhe se askush nuk ka të drejtë të vendosë veto mbi organet e vendit.

“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor a shoqëror nuk e ka të drejtë ne vetos mbi organet tona që konstatojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta,” tha ajo.

Haxhiu shtoi se Pakoja e Ahtisaarit, që i parapriu Kushtetutës, ka siguruar vende të rezervuara për komunitetet joshumicë, por jo të drejtën e vetos. Ajo theksoi se Kushtetuta e Kosovës ka shmangur qëllimisht të drejtën e vetos për deputetët e komuniteteve, për të garantuar funksionalitetin e institucioneve.

Nënkryetarja e Kuvendit bëri të ditur se Vetëvendosje ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë kërkesën e Listës Serbe dhe e ka cilësuar të papranueshme masën e përkohshme që është vendosur mbi këtë kërkesë. Ajo e konsideroi Listën Serbe si një kërcënim për stabilitetin dhe demokracinë e vendit.

Të premten e javës së kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme që ndalon deputetët të ndërmarrin veprime dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re. Masa u vendos ex officio, bazuar në kërkesën e deputetëve të Listës Serbe.

Në fund të gushtit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin dhe katër nga pesë nënkryetarët, duke ndarë votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. Asnjë deputet i komunitetit serb nuk mori vota të mjaftueshme për nënkryetar, ndërsa kryetari i ri, Dimal Basha, shpalli institucionin të konstituuar. Pas këtij vendimi, Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimi i Bashës shkel Kushtetutën për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet pakicë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
  • 22:19Rama: Nëse LDK nuk e voton Bekim Sejdiun, bie në “kurth”
  • 22:171 shtatori me diell dhe vranësira, temperaturat të martën deri në 33 gradë
  • 22:04E dhimbshme: Kjo është 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci që vdiq rrugës për në spital