Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërcënimet për Ibrin, Hoxha i reagon Gjuriqit: Uji është jetë, nuk mban pasaportë

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 11:17
Kërcënimet për Ibrin, Hoxha i reagon Gjuriqit: Uji është jetë, nuk mban pasaportë

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha i është përgjigjur homologut të tij serb, Marko Gjuriq, duke e zhvendosur debatin nga retorika nacionaliste drejt dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.

Në reagimin e tij, Hoxha ka vlerësuar tonin më të qetë të mesazhit të Gjuriqit, por ka paralajmëruar se e ardhmja e Ballkanit nuk mund të ndërtohet mbi “kërcënime dhe akuza”.

Duke iu referuar çështjes së lumit Ibër dhe debatit për ujin, Hoxha ka theksuar se burimet ujore nuk njohin kufij politikë.

“Uji është jetë. Ai nuk mban pasaportë, nuk lexon hartat politike dhe nuk ndalet të pyesë se në cilën anë të kufirit po rrjedh”, ka shkruar ai.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka argumentuar se përdorimi i burimeve ujore si mjet presioni nuk duhet të shihet vetëm si çështje mes dy shteteve, por si një problem që prek parimet e bashkëjetesës dhe paqes në të gjithë rajonin.

“Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime, ndërsa kufijtë duhet të përcaktojnë juridiksionet, jo të ndajnë përgjegjësinë tonë për paqen”, është shprehur kryediplomati shqiptar.

Në fund të reagimit, Hoxha ka bërë thirrje për “më shumë Evropë, më pak mitologji” dhe ka theksuar se Shqipëria mbetet e interesuar për një Bashkim Evropian që përfshin Kosovën, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.

hoxhagjuriqitjetë

Të ngjashme

Ramush Haradinaj i jep lamtumirën e fundit luftëtarit Avni Hoxha

Ramush Haradinaj i jep lamtumirën e fundit luftëtarit Avni Hoxha

19:35
Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje

Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje

19:19
Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të

Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të

18:44
Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe për Time Kadrijaj

Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe për Time Kadrijaj

18:15

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Iu gjet në çantë pistoleta me karikator të mbushur – Arrestohet turisti suedez në Durrës
  • 12:03PDK citon Kushtetutën: Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka kaluar, po shpërfillet rregulli 48-orësh
  • 11:54Gjuriq vazhdon debatin me Ramën e Hoxhën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë, lëreni diplomacinë e altoparlantëve
  • 11:48Zjarri në Krujë, prokuroria urdhëron lirimin e të moshuarit: Nuk ka asnjë provë
  • 11:41Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda