Deputeti i zgjedhur i VV’së, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se Kryetari i Prishtinës Përparim Rama nuk ka raporte të mira me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, duke aluduar se janë “prishur për shkak të interesave të nguushta”.

Kërçeli ka thënë se problem mes tyre ka filluar shkaku i Kryeshefit të Termokosit.

“z.Rama nuk ka raporte të mira as me kryetarin e LDK’së. Ju e keni pa z.Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë organizim në fushatë në Prishtinë me liderin e LDK’së dhe nëse këtë raport ata e kanë prishur për shkak të interesave të ngushta, ata duhet të deklarohen dhe t’u tregojnë qytetarëve se cili është ai interes, duhet të tregojnë se çfarë ka ndodhur me Kryeshefin e Termokosit që është përjashtuar nga LDK dhe mendoj që aty ka filluar problem i tyre”, ka deklaruar Kërçeli në KTV.