Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka zbuluar një rast të keqpërdorimit të ujit të pijshëm në lagjen “Bregu i Diellit” .

Gjatë inspektimeve të rregullta, konsumatori është kapur në flagrancë nga inspektorët duke përdorur ujin për qëllime ujitjeje, një përdorim që është në kundërshtim me rregullat për shpërndarjen e ujit të pijshëm.

Menjëherë pas zbulesës, lidhja e ujit u shkëput dhe ndaj konsumatorit do të ndërmerren masat përkatëse, siç përcaktohet nga procedurat e kompanisë.