Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

”Keni 10 minuta të mendoheni”, ish-ushtari i UÇK-së jep detaje drithëruese – çka iu tha oficeri pak para betejës së Kosharës

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 11:18
”Keni 10 minuta të mendoheni”, ish-ushtari i UÇK-së jep detaje drithëruese – çka iu tha oficeri pak para betejës së Kosharës

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

Për këtë betejë ka shkruar ish-luftari i UÇK-së, Blerim Latifi ka dhënë detaje të padëgjuara.

Ai ka përshkruar në detaje natën e lavdishme ku triumfoi lufta e denjë e UÇK-së, teksa tregoi udhëzimet e oficerit që shokoi ushtarët.

Postimi i plotë:

Një natë para se të futeshim në frontin e Kosharës, qëndruam në fshatin Padesh, i cili ishte ngjitur me zonën kufitare. Natën e kaluam në disa tenda, të cilat i kishte ngritur prapavija e brigadës sonë. Natyrisht, asnjëri nga ne nuk pati gjumë në sy, sa për shkak të emocioneve që kishim, aq edhe për shkak të zhurmës së madhe që bënin avionët e NATO-s që fluturonin mbi Kosovë.

Në mëngjes u rreshtuam për nisje. Para nesh doli një oficer i brigadës, i cili kishte për detyrë të na jepte udhëzimet e fundit para hyrjes në luftë. Pjesën shokuese të ligjëratës së tij udhëzuese e kishte lënë për fund. Ai na tha: – Merreni nga një copë nga paketa e cigareve dhe shkruajeni në të emrin, mbiemrin tuaj, vendlindjen tuaj dhe futeni në xhepin e djathtë të uniformës, sepse nëse bie puna me ju tërheq, na duhet ta dimë identitetin tuaj.

Fjalët e tij na ranë si rrufe. Ato na paralajmëronin se po hynim në një betejë ku, me siguri, dikush nga ne do të vritej gjithsesi, nëse jo të gjithë.

Oficeri e pa se ishim zverdhur në fytyrë dhe mori sërish fjalën: Keni 10 minuta të mendoheni. Kush nuk e ndjen veten të gatshëm për luftë, le ta thotë tash. Ne e lirojmë dhe kurgjo kërkujt; kjo është luftë vullnetare, askënd s’e detyrojmë me zor.

Një heshtje e plotë e mbuloi gjithë njësitin tonë. Kur e pa se asnjëri nga ne nuk ishte lëkundur në synimin për të hyrë në luftë, oficeri ia bëri me shenjë një ushtari, i cili kishte marrë detyrën për të na dërguar në vijën e frontit. – Nisuni, – i tha atij. Dhe, derisa po ngarkonim çantat në shpinë, u kthye nga ne dhe na tha: – U lumtë pushka, djem. Dalshi faqebardhë! Rrugës filluam të diskutonim se pse oficeri na tha që copën e letrës me emrat tanë ta vendosnim në xhepin e djathtë e jo në të majtin. Atëherë dikush tha një shaka të hidhur: – Sepse armiku kërkon të na godasë në zemër, e aty gjaku e prish letrën.

Pasi e pata shkruar emrin dhe vendlindjen në atë copë letre, sa herë më ndodhte ta prekja në xhepin e djathtë ku e kisha vendosur, më kujtoheshin skenat nga Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, kur zhvarroseshin trupat e ushtarëve të vrarë dhe në skeletet e tyre gjendeshin pjesët metalike me emrat e tyre të shkruara në to. Ditën që lufta përfundoi, atë copë letre e pata grisur, si për t’i thënë vdekjes se kisha triumfuar mbi të.

Me kalimin e kohës kujtimet e ne tê gjallëve do të zbehen; i përjetshëm do të mbetet vetëm emri dhe kujtimi i 114 shokëve tanë që ranë në kodrat e Kosharës.

koshare

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
  • 09:17Burrë e grua rrahen mes vete në Obiliq, Policia jep detaje
  • 09:15Incidenti në Mitrovicë: Disa persona të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic
  • 08:40Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale
  • 08:38Heqja e tavanit për çmimin e naftës, Kusari-Lila: Po e përcjellim tregun për masa të reja