Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë”, Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 14:16
“Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë”, Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, duke përmendur sfidat e shkaktuara nga zhvillimet ndërkombëtare, por edhe planet për të ardhmen.

Kurti ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndryshime të mëdha në skenën ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion.

Ai ka theksuar se Qeveria ka vazhduar të mbështesë energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.

Kurti ka përmendur gjithashtu gazifikimin e Kosovës si një nga synimet për të ardhmen, duke thënë se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për ta shfrytëzuar këtë mundësi sa më parë.

“Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se synohet edhe shfrytëzimi i gazit të lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, nga ku Kosova mund të sigurojë energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.

“Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka thënë Kurti.

kemikurtivlorës

Të ngjashme

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

13:15
KEK-u pezullon përkohësisht protestën për rritjen e pagave

KEK-u pezullon përkohësisht protestën për rritjen e pagave

11:38
"Jashtëzakonisht e dhimbshme", Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Bashkëndjejmë me vuajtjen e tyre

"Jashtëzakonisht e dhimbshme", Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Bashkëndjejmë me vuajtjen e tyre

10:52
Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

10:25

Më shumë nga Lajme

  • 14:16BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes
  • 14:04PDK thërret konferencë për media
  • 14:04PDK thërret konferencë për media
  • 13:57"Me pranga, natën vonë në errësirë, pa e ditur askush", Isni Kilaj jep detaje rrënqethëse për lirimin me kusht nga Gjykatën Speciale
  • 13:44Djali i viktimës në Suharekë: Sot i jepet lamtumira e fundit babait në varrezat e fshatit Vershec