Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar sot se të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike duke filluar nga data 30 korrik 2025.
Kjo, pasi KEK-u nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
“Pas kësaj date, nëse NUK keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e FMF-së”, njofton KEK-u.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NGA FURNIZUESI I MUNDËSISË SË FUNDIT (FMF)
Të nderuar konsumatorë,
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e ZRRE-së dhe në bazë të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike që nga data 01.06.2025, për një periudhë të përkohshme prej 60 ditësh, që përfundon më:
Data: 30.07.2025
KUJDES:
Pas kësaj date, nëse NUK keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e FMF-së.