Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbim të sigurisë energjetike

GD
Gazeta Demos28 dhjetor 2025 në 12:31
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbim të sigurisë energjetike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se, me rënien e temperaturave që nga 19.12.2025, ka rritur në maksimum angazhimin operacional, duke operuar aktualisht me pesë njësi gjeneruese.

Në njoftimin e KEK-ut si rezultat, prodhimi ditor po arrin në 20,640 MWh, duke forcuar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës në një periudhë me kërkesë të rritur.

“Në kushte normale, KEK operon me katër njësi gjeneruese, ndërsa një njësi mbahet si rezervë e nxehtë për nevoja teknike dhe mirëmbajtje periodike. Megjithatë, pavarësisht moshës së avancuar të stabilimenteve, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit teknik dhe përkushtimit të menaxhmentit, është bërë e mundur operimi me pesë njësi gjeneruese, me përjashtim të dy ndërhyrjeve të shkurtra teknike në një njësi”, thuhet në njoftim.

KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar të mbajë në operim sa më shumë kapacitete prodhuese të jetë e mundur, brenda kufijve të sigurisë teknike dhe stabilitetit operacional, për të garantuar prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Në këtë kontekst, siguria energjetike kërkon angazhim të përbashkët, ndaj ftojmë qytetarët që energjia elektrike të përdoret dhe të kursehet në mënyrë sa më racionale, veçanërisht në këtë periudhë me konsum të rritur”, thuhet në njoftim..

Kek

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Kelmendi për vendimin e VV-së që të votoj Çitakun dhe Shalën: A kaq naivë i pandehin qytetarët, mendojnë ndoshta që të gjithë në këtë vend hajnë bari!
  • 23:15Sadiku për vendimin e VV-së: Këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje
  • 23:14Arian Tahiri kishte nuhatur “skenarin” e LVV-së për konstituim?
  • 22:53Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën
  • 22:40Ramadani: Ju kemi thënë se është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor