Deputetja britanike Alicia Kearns foli pas vdekjes së kriminelit të luftës Ratko Mladiq dhe kritikoi ashpër qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.

Kearns tha se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe qeveria serbe e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa, siç deklaroi ajo, Mladiq, njeriu që dha urdhrat, do të varroset me nderime shtetërore.

“Ky është një pranim,” shkroi Kearns.