Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ke porosi nga shefi me e goditë Enverin”, Hasani thotë se lufta ndaj tij në Senat është me porosi nga Kurti e Nagavci

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 19:18
“Ke porosi nga shefi me e goditë Enverin”, Hasani thotë se lufta ndaj tij në Senat është me porosi nga Kurti e Nagavci

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 20 shkurt 2026, ka miratuar vendimin e Këshillit të Etikës, ku i shqiptohet vërejtje me shkrim profesorit Enver Hasani si dhe i mohohet që të përfshihet në mentorim në të gjitha nivelet e studimit për një vit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, në një intervistë ka thënë se ky vendim i Senatit është një për përpjekje trevjeçare e Rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu.

“Prej si e ka nisur mandatin, prej ditës së parë të Senatit deri sot ai në agjendë e ka pas çështjen time. Të them të drejtën mua po t’më kishte dhënë mirënjohje si ish-rektor ose ish-kryetar i Gjykatës diçka unë do isha shqetësuar me atë fakt, por kjo siç ka vepruar do të thotë Senati, përkatësisht zotri Harullahu, sepse Senati ka qenë i detyruar, se kurdo që s’ka qenë ai prezent për shkak të konfliktit të interesit Senati tre katër vota ka pas kundër meje. Kjo është hera e tretë, këtë herë ka ndenjur aty dhe i ka detyruar me fjalim që është nën çdo nivel për njerëzor jo vetëm institucional”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Hajrullahu është në misionin e tij, të cili ai bashkë me tre- katër kandidatë të tjerë, e kanë marrë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti ka kërkuar nga ata, ka kërkuar lojalitet për me u marrë me disa gjëra që ai ka pas në agjendë politike dhe kanë pasur të bëjnë kryesisht me pronat e Universitetit të Prishtinës, që janë disa kolegë prej juridikut gjithandej janë atje dhe ky ka pranuar domethënë të tjerët që kanë pas një dinjitet. Atë rol e ka marrë e Arbeni edhe në moment ka ndryshuar ajo më 27 nëntor, dy funksionarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë më kanë thënë që i ka thirrë ministrja e atëhershme e MASHT-it, Arbërie Nagavci edhe ka thënë ‘ke porosi nga shefi me goditë Enverin’”, ka shtuar ai.

Video

Hasani shtoi se sjelljet e njëjta, rektori Hajrullahu i kishte përsëritur edhe në mbledhjen para kësaj të fundit, kur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, kishte thënë se ai kishte konflikt interesi të merret me rastet e Hasanit.

“Tha se ka krijuar një distancë higjienike Agjencia mes meje dhe Enverit. Do të thotë ajo i nuk e di se çka flet, jo është doktrinë e nazizmit që është aplikuar ndaj hebrenjve. Distanca higjenike është terminologji absolutisht naziste”, është shprehur tutje profesori Hasani./BetimipërDrejtësi

Enver Hasani

Më shumë nga Lajme

  • 20:3272 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë
  • 20:28Ja sa është pritja në pikat kufitare
  • 20:16Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm
  • 20:01Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
  • 19:56“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?