Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KE: Nga Plani i Rritjes më së shumti përfituan Shqipëria dhe Serbia, Kosova rrezikon t’i humbasë mjetet

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 16:03
KE: Nga Plani i Rritjes më së shumti përfituan Shqipëria dhe Serbia, Kosova rrezikon t’i humbasë mjetet

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha e Kosova vazhdon të mos arrijë të përfitojë mjete nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për shkak të mos ratifikimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Komisionit të vetmet shtete që nuk kanë përfituar nga Plani i Rritjes vazhdojnë të mbesin Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ndonëse Bosnja është bllokuar nga Republika Serbe, Kosova u bllokua nga vet subjektet politike si shkak i bllokadës politike. Komisioni ngriti alarmin për rrezikun që ka Kosova t’i humbasë mjetet e BE-së.

“Komisioni Evropian është i gatshëm të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë reformat e pa përmbushura, duke siguruar përmbushjen e tyre brenda periudhës së tolerancës. Periudha e tolerancës për hapat që duhej të përmbusheshin në fund të vitit 2024 përfundon në fund të vitit 2026, ndërsa për hapat që duhej të përmbusheshin në mesin e vitit 2025 përfundon në mesin e vitit 2026”.

“Për këtë arsye, ne po u bëjmë thirrje partnerëve që të intensifikojnë përpjekjet për zbatimin në kohë të reformave, përpara periudhave të ardhshme të raportimit. Reformat duhet të mbeten prioritet për përfituesit, në mënyrë që të shfrytëzojnë maksimalisht atë që Plani i Rritjes u ofron atyre”.

Në përgjigjen e Komisioni Evropian për RTV21, thuhet se nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm katër prej tyre kanë përfituar mjete nga Plani i rritjes. Ndërsa më së shumti nga plani i rritjes deri më tani vlerësohet se ka përfituar shteti i Serbisë.

Që nga maji i vitit 2024, Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor ka sjellë përfitime konkrete për rajonin dhe qytetarët e tij. Ne po avancojmë reformat kyçe, duke hapur rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Plani i Rritjes tani është plotësisht në zbatim.

Deri më sot, janë miratuar 6 Agjenda Reformash dhe 4 përfitues nga Ballkani Perëndimor kanë marrë parapagimin. Më konkretisht: • Shqipëria: në kuadër të kërkesës së parë dhe të dytë për pagesë ka marrë 99.3 milionë euro, si dhe një shumë shtesë prej 64.5 milionë eurosh në formë parapagimi. • Mali i Zi: në kuadër të kërkesës së parë dhe të dytë për pagesë ka marrë 18.3 milionë euro, si dhe një shumë shtesë prej 26.8 milionë eurosh në formë parapagimi. • Maqedonia e Veriut: në kuadër të kërkesës së parë dhe të dytë për pagesë ka marrë 27.7 milionë euro, si dhe një shumë shtesë prej 52.5 milionë eurosh në formë parapagimi. • Serbia: në kuadër të kërkesës së parë për pagesë ka marrë 56.5 milionë euro, si dhe një shumë shtesë prej 111.0 milionë eurosh në formë parapagimi. • Kosova: Kosova ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet për Fondin dhe Huamarrjen, prandaj ende nuk janë disbursuar pagesa. • Bosnje dhe Hercegovinë: BiH ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet për Fondin dhe Huamarrjen, prandaj ende nuk janë disbursuar pages

Komisioni Evropian

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet
  • 22:06Kadaj-Bujupi: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike
  • 21:58OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor
  • 21:50Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë
  • 21:49Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar? Çitaku tregon